Aktualitet

Përdhunuan në grup shqiptaren për 10 vite, drejtësia italiane liron 5 të arrestuarit

31 Gusht 2019, 16:07 Nga DOSJA
Përdhunuan në grup shqiptaren për 10 vite, drejtësia

ITALI- Policia italiane kreu disa arrestime më 14 Gusht të vitit të kaluar, pas denoncimit të një gruaje shqiptare, e cila e akuzonte një grup meshkujsh për dhunim dhe përdhunim gjatë plot 10 viteve.

Arrestime u kryen në zonën e Corigliano-Rossano në Itali. Por pas një viti nga denoncimi, Gjykata ka lënë të lirë 5 të arrestuarit.

Sipas medieve fqinje, gruaja u detyrua të prostituojë veten, t’i nënshtrohet marrëdhënieve seksuale në grup, si dhe praktikave të dhunshme seksuale. Asaj i kërkoheshin shuma të ndryshme parash, duke e kërcënuar me ndarjen e videove në rrjetet sociale.

Për shkak të dhunës së vazhdueshme, gruaja kishte përfunduar dy herë në një spital në Romë, duke u justifikuar tek familjarët e saj se kishte një sëmundje që shkaktonte shenja të dukshme në trup.

Gjykata italiane deklaroi se këto nuk ishin prova të mjaftueshme për të dënuar të burgosurit, dhe si pasojë I ka lënë të lirë 5 personat, të cilët po vuanin dënimin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali lirohen 5 te arrestuarit perdhunimi i shqiptares ne itali itali lirohen 5 te arrestuarit perdhunimi i shqiptares ne itali

Sondazh

Poll