Aktualitet

ME FOTO- Aksidentohet nga makina 58-vjeçari në Berat, qytetari i jep ndihmën e parë

I aksidentuari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

14 Nëntor 2022, 10:07 Nga A.B
ME FOTO- Aksidentohet nga makina 58-vjeçari në Berat, qytetari i jep
Aksident

BERAT- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën "Antipatrea", pranë vendit të quajtur "Ish Bashkia e vjetër", në Berat. Një makinë ka aksidentuar personin me inicialet F.B., 58 vjeç.

Siç shihet në fotot e siguruara nga Dosja.al, disa persona kanë ndërhyrë për t'i dhënë ndihmën e parë personit të lënduar. 

ME FOTO- Aksidentohet nga makina 58-vjeçari në Berat, qytetari i jep

I aksidentuari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të komisariat për të vijuar procedurat e nevojshme të rastit.

ME FOTO- Aksidentohet nga makina 58-vjeçari në Berat, qytetari i jep

NJOFTIMI I POLICISË:

Në rrugën urbane "Antipatrea", pranë vendit të quajtur "Ish Bashkia e vjetër", shtetasi R.Ç., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin furgon tip "Renault", ka aksidentuar shtetasin F.B., 58 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit do shoqërohet në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

berat aksident ne berat

Sondazh

Poll