Bota

Zelenskyy mbërrin në Kherson pas largimi të rusëve, inspekton situatën në qytet

Informacioni për praninë e Zelensky në Kherson u dha nga Reuters. Gazetarët ende nuk lejohen në qytet.

14 Nëntor 2022, 10:44 Nga k.m.
Zelenskyy mbërrin në Kherson pas largimi të rusëve,
Volodymyr Zelenskyy

KHERSON- Volodymyr Zelenskyy mbërriti në Kherson. Lajmi u dha nga Reuters, duke cituar dëshmitarët okularë. Agjencia e lajmeve raportoi se Zelenskyy foli me forcat ukrainase të sigurisë në qytetin e çliruar.

Më herët, presidenti ukrainas tha se Kievi nuk ka ndërmend të lejojë gazetarët në Kherson, për shkak të nevojës për të kryer operacione të çminimit.

Më 9 nëntor, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, pas një propozimi të komandantit të grupit të trupave në zonën e operacioneve speciale ushtarake, Sergei Surovykin urdhëroi tërheqjen e trupave ruse në rajonin Kherson nga bregu i djathtë i Dnieper. Sipas Surovikin, më shumë se 115 mijë njerëz janë larguar tashmë nga bregu i djathtë.

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll