Bota

Fluksi nuk bie, vetëm të shtunën, 972 emigrantë me gomone kaluan për në Britaninë e Madhe

Ministria e Mbrojtjes tha se shifra është rekord

14 Nëntor 2022, 10:37 Nga f.g
Fluksi nuk bie, vetëm të shtunën, 972 emigrantë me gomone
Foto ilutrim

LONDER- Shifra prej 40000 emigrantë ilegalë që kanë hyrë në Britaninë e Madhe për këtë vit është tejkaluar. Ministria Britanike e Mbrojtjes ka deklaruar se vetëm të shtunën me 22 varka, hynë përmes kanalit anglez 972 emigrantë.  “Gjatë vitit 2021, janë regjistruar 28 mijë kalime, shifër edhe kjo rekord"-tha ministria.

Deklarata vjen në kohën kur qeveria britanike nënshkroi sot një marrëveshje me qeverinë franceze. Ministri i Punëve të Brendshme, Franceze, Gerald Darmanin priti sot Suella Braverman, në Paris, ku u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për monitorimin e kufijve. 

“Është në interesin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj franceze që të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë problem kompleks”, tha Braverman në një deklaratë pas takimit.

Marrëveshja mes Britanisë së Madhe dhe Francës ka për qëllim të rrisë vigjilencën dhe të ndalojë prurjet e emigrantëve që kalojnë përmes kanalit të La Manshit për në Britaninë e Madhe. Marrëveshja parashikon një pagesë  vjetore të Mbretërisë së Bashkuar për Francën për të ndihmuar policinë e kufirit në 72 milionë euro.

Debati në Britaninë e Madhe ka në qendër edhe shqiptarët që hyjnë ilegalisht me gomone apo me mjete të tjera në tokën britanike. Dy ditë më parë, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Angli dolën në një protestë për të kundërshtuar qendrimet raciste ndaj shqiptarëve. Ata e shohin si diskriminuese deklaratën e Braverman që tha se "emigrantët po na pushtojnë, 10 mijë shqiptarë hynë në Britani vetëm këtë vit"./Dosja.al

shqiptaret me gomone ne angli shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll