Bota

Sergei Lavrov shtrohet në spital sapo mbërrin në Indonezi, Zakharova hedh poshte lajmin me anë të një videoje

Tre zyrtarë të qeverisë dhe mjekësisë indoneziane thanë se ai po trajtohej në ishullin turistik, dy prej tyre thanë se Lavrov po trajtohej për një sëmundje të zemrës.

14 Nëntor 2022, 10:35 Nga d.a.
Sergei Lavrov shtrohet në spital sapo mbërrin në Indonezi,
Lavrov

INDONEZI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është dërguar në spital pas mbërritjes së tij për samitin e G20 në Bali, thanë autoritetet indoneziane.

Sipas Skynews, tre zyrtarë të qeverisë dhe mjekësisë indoneziane thanë se ai po trajtohej në ishullin turistik, dy prej tyre thanë se Lavrov po trajtohej për një sëmundje të zemrës.

Zyrtarët thanë se ai u dërgua në Spitalin Sanglah në kryeqytetin e provincës, Denpasar, por spitali nuk bëri komente menjëherë.

Ministria e Jashtme ruse në një postim në telegram e hodhi poshtë këtë zhvillim si "lajm të rremë", ku zëvëndësja e këtij institucioni u shpreh se ai është shëndoshë e mirë.

"Nuk mund t'u besojmë syve, rezulton se ai është shtruar në spital. Kjo është, natyrisht, aerobatika e falsifikimeve. Epo, prisni, ekskluzive botërore."-shkroi ajo.

Lavrov është zyrtari më i lartë rus që merr pjesë në samitin e G20, i cili fillon të martën.

sergei lavrov maria zakharova

Sondazh

Poll