Takimi me Vuçiç dhe Kurtin, Borrell raporton sot se ç'diskutoi me ta në Paris
Sot në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, do t’u raportojë krerëve të diplomacisë evropianë në një takim joformal për bisedimet që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
PRISHTINE- Situata në Kosovë përshkallëzuar javët e fundit, por 'çelësi' i zgjidhjes nuk fshihet në Prishtinë, por në Uashington dhe Bruksel. Deri më tani kryeministri Albin Kurti nuk heq dorë nga ideja që nga 21 nëntori të vendosë gjoba prej 150 eurosh për këdo që nuk e riregjistron automjetin dhe java e ardhshme ndoshta mund të jetë vendimtare për fatin e mëtejshëm të Kosovës.
Sot në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Joseph Borell, do t’u raportojë krerëve të diplomacisë evropianë në një takim joformal për bisedimet që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimet e realizuara në kuadër të Forumit të Parisit.
Qëllimi i takimeve në Paris, siç paraprakisht pohoi Borell ishte gjetja e zgjidhjeve të nevojshme urgjentisht për krizën aktuale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren.
Deri më tani zyrtarët e perëndimit po i bëjë thirrje qeverisë në Prishtinë që të shtyjë afatin për riregjistrimin e automjeteve për 10 muaj dhe të fillojë formimin e Unionit të Komunave Serbe (USO), ose ndryshe Asosacioni. Takimi i sotëm në Bruksel do të fokusohet kryesisht në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Fakti që do të jetë joformal, nënkupton se përfundimet e diskutimit nuk do të publikohen, por pritet që Borell të përcjellë thelbin e këtyre bisedimeve në një konferencë për shtyp.
Në ndërkohë, që nga palët po diskutohet edhe propozimi franko-gjerman. Në thelb flitet për modelin e dy gjermanive i cili do të nënkuptonte se Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës, por nuk e njeh zyrtarisht atë, kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në këmbim të këtij veprimi Serbisë do ti lehtësohej procesi i integrimit drejt BE si dhe do ti jepen ndihma të mëdha financiare.
Autoritetet në Prishtinë thonë se propozimi shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme, ndërsa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se propozimi është i papranueshëm sepse niset nga pohimi se Kosova është e pavarur, gjë që kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.
Sondazh
Shpërthimi në Stamboll/ Vendosi bombën në mes të rrugës, ky është momenti i arrestimit të gruas kurde
Arrestimi TURQI- Këto janë pamjet e arrestimit të gruas që konsiderohet si e dyshuara kryesore për bombën që shkaktoi sh...
Gjermania kërkon partnerë të rinj biznesi, larg nga Rusia dhe Kina
Azia nuk është vetëm Kina. Këtë mesazh përhap prej muajsh kancelari gjerman Olaf Scholz. „Dëshiroj që ta hedhim ...
Zelenskyy: Ushtria ruse kreu krime lufte në Herson
Lufta Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se hetuesit zbuluan qindra krime lufte në rajonin juglindor të Hersonit, i cili u &cce...
Marrëveshja Mbretëri e Bashkuar-Francë për emigrantët, Braverman udhëton sot në Paris
Anije FRANCË- Sekretarja e Brendshme Suella Braverman do të udhëtojë ditën e sotme drejt Parisit për të nënshkruar ...
Sllovenia zgjedh presidenten e parë grua, kush është kandidatja e pavarur që mundi Borut Pahor
Natasha Pirc Musar SLLOVENI- Natasha Pirc Musar fitoi rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni, për t’u bër&eum...
Caktimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore, Osmani takon sot subjektet politike
Vjosa Osmani KOSOVË- Dorëheqja e kryetarëve në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubi...
11-vjeçari mposht Ajnshtajnin dhe Hawking në testin e inteligjencës Mensa
Yusuf Shah BRITANI E MADHE- Një 11-vjeçar nga Leeds ka arritur rezultatin më të lartë të mundshëm në një tes...
Shpërthimi në Stamboll/ Arrestohet personi që vendosi bombën, dyshohet se autorja është vajza e një kurdit të zhdukur
Gruaja e dyshuar TURQI- Personi që la bombën që shkaktoi shpërthimin vdekjeprurës në rrugën e kë...
Demokratët mbajnë kontrollin e Senatit të SHBA, shuajnë shpresat e 'valës së kuqe' republikane
Harta Demokratët mbajtën kontrollin e Senatit të SHBA-së, duke i dhënë një fitore të madhe presidentit Joe Biden dh...
Takimi Biden-Xi Jinping: Çfarë synojnë të arrijnë dy presidentët
Joe Biden dhe Xi Jinping Kur presidenti amerikan Joe Biden të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, nuk priten lëshime nga pala amerikane. Nu...
