Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, autorja e dyshuar ka rrëfyer se për kë punon dhe si ka hyrë në Turqi

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha më herët se urdhri për të sulmuar Avenue Istiklal të Stambollit ishte lëshuar në Kobani, një qytet në Sirinë veriore ku forcat turke kanë kryer operacione kundër fraksionit kurd sirian IPG në vitet e fundit.

14 Nëntor 2022, 10:15 Nga d.a.
Sulmi terrorist në Stamboll, autorja e dyshuar ka rrëfyer se për
Ahlam Albashir

TURQI- Ahlam Albashir, autorja e sulmit në Stamboll ku humbën jetën 6 persona, tha gjatë marrjes së parë në pyetje se ajo ishte trajnuar nga militantët kurdë në Siri dhe se ajo hyri në Turqi përmes rajonit sirian veriperëndimor të Afrinit, tha policia. 

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha më herët se urdhri për të sulmuar Avenue Istiklal të Stambollit ishte lëshuar në Kobani, një qytet në Sirinë veriore ku forcat turke kanë kryer operacione kundër fraksionit kurd sirian IPG në vitet e fundit.

"Ne besojmë se udhëzimi për sulmin erdhi nga Siria," tha Soylu, duke shtuar se bombarduesja kaloi përmes Afrinit, një rajon tjetër në Sirinë veriore.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka bërë të ditur më herët se për shpërthimin në qendër të Stambollit dyshohet një grua, e cila sipas tij është ulur në një stol për 45 minuta dhe më pas është ngritur.

Në videon e publikuar, shihet një grua me flokë kaçurrela, e veshur me një pulovër ngjyrë vjollce, të shkruar me “New York”, duke u sjellë në departamentin e policisë. Me ndihmën e një qeni, policia kontrolloi banesën ku u arrestua dhe gjeti ar, para dhe municione.

Ministri tha se ka dy mundësi se si ka ndodhur shpërthimi. Ose çanta kishte një mekanizëm që aktivizohej, ose dikush e aktivizonte mekanizmin nga larg. Hetimi është ende në vazhdim. Është e mundur që ata e kanë zgjedhur atë rajon me qëllim. 

"Ka shumë të huaj, ndoshta kanë dashur t'i dërgojnë një mesazh botës. Turqia është një vend i fortë" – tha ministri.

Nga shpërthimi në Stamboll, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim, por ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, edhe pse paraprakisht dyshohet për një akt terrorist. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se akt “mban erë terrorizëm” dhe se autorët do të ndëshkohen.

ahlam albashir shperthim ne stamboll suleyman soylu bekir bozdag

Sondazh

Poll