Aktualitet

Aksidenti në aksin Thumanë-Fushë Krujë, nxirret shoferi i bllokuar në furgon

Drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy personat e tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

14 Nëntor 2022, 07:57 Nga A.B
Aksidenti në aksin Thumanë-Fushë Krujë, nxirret shoferi i
Aksidenti

KRUJË- Forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë shoferin e furgonit që kishte mbetur i bllokuar në automjet pas një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Devren në aksin e rrugës Thumanë-Fushë Krujë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy personat e tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Aksidenti ndodhi rreth një orë më parë kur një fuoristradë u përplas me një furgon mallrash.

aksident ne aksin thumane-fushe kruje

Sondazh

Poll