Aktualitet

Tentuan të korruptonin policinë, ndëshkohen 10 persona në Tiranë, pezullohen 250 leje drejtimi

10 persona janë gjobitur, ndërsa për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë arrestuar 33 persona dhe 250 leje drejtimi janë pezulluar.

14 Nëntor 2022, 09:30 Nga A.B
Tentuan të korruptonin policinë, ndëshkohen 10 persona në
Ndjekje nga policia

TIRANË- Personat që tentuan të korruptonin efektivët e policisë janë ndëshkuar. Kështu bëhet e ditur nga policia e shtetit, e cila ka dalë me një njoftim për mediat. 10 persona janë gjobitur, ndërsa për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë arrestuar 33 persona dhe 250 leje drejtimi janë pezulluar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 10 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

▫️33 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

▫️250 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 

policia e shtetit

Sondazh

Poll