Politike

Homazhe në varrezat e ushtarëve britanikë, ceremonia bën bashkë demokratë e socialistë (FOTOT)

Të pranishëm në këtë ceremoni të zhvilluar në varrezat e ushtarëve britanikë në Liqenin Artificial, ishin figura të larta politike të vendit, diplomatë si dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme të vendit.

13 Nëntor 2022, 12:22 Nga A.B
Homazhe në varrezat e ushtarëve britanikë, ceremonia bën
Te pranishmit

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar një ceremoni përkujtimore në Tiranë për ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Të pranishëm në këtë ceremoni të zhvilluar në varrezat e ushtarëve britanikë në Liqenin Artificial, ishin figura të larta politike të vendit, diplomatë dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme të vendit.

Mes tyre ishin ambasadorët britanik dhe amerikan, Alastair King Smith dhe Yuri Kim. Mes politikanëve ishin deputetët e PD-së, Lulzim Basha, Belind Këlliçi, Bujar Leskaj, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Homazhe në varrezat e ushtarëve britanikë, ceremonia bën

Ndërsa nga socialsitët ishin të pranishëm: Taulant Balla, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj dhe Elisa Spiropali. Edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela e drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ishin të pranishëm në homazhe.

Homazhe në varrezat e ushtarëve britanikë, ceremonia bën

Ceremonia e sotme, përkujton ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Gjatë kësaj lufte 52 ushtarakë britanikë dhe të Komonuelthit u vranë në vendin tonë.

homazhet per ushtaret britanike lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll