Aktualitet

VD- Biseda e pathënë me Edi Ramën, Mit'hat Havari tregon momentin kur i kërkoi punë...

Mit’hat Havari tregoi sesi i kishte kërkuar kryeministrit Edi Rama, asokohe kryebashkiak i Tiranës, postin e nënkryetarit.

13 Nëntor 2022, 22:57 Nga k.m.
VD- Biseda e pathënë me Edi Ramën, Mit'hat Havari tregon
Mit’hat Havari

TIRANË- Mit’hat Havari ka treguar për ndodhitë e viteve 2000 dhe marrëdhëniet e tij me pushtetarët, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin "Galeri”, ai tregoi sesi i kishte kërkuar kryeministrit Edi Rama, asokohe kryebashkiak i Tiranës, postin e nënkryetarit. Por që Rama ia kishte mohuar me një arsyetim që nuk e kishte bindur. E që sot e ndau për herë të parë për të gjithë. 

"Edi Rama kishte vetëm punonjësit e Bashkisë. Ditën që ka nisur operacioni dhe Ilir Meta kanë qenë në restorant Panorama duke pirë verë. Miku juaj, kam qenë tek pullë me Policinë e Shtetit. Kur inaguruan mua nuk më ftuan. Pse s'më thirrën mua? Nëse më ofrohet puna sërish, nuk lëviz presjen. E mora në telefon Ramën kur mbeta pa punë. I thashë, lërë lapsin se po flas unë. E la, e i thashë, më merr në punë se do të të nderoj. Më tha, nuk të duroj dot karizmën. Nuk rrinë dot dy këndeza në një tog plehu. Le të mbetemi miq tha, i thashë, jo miq nuk jemi se nuk më ndihmove kur kisha nevojë,"-tha ish-drejtuesi i Policisë së Shteti.

mit’hat havari

Sondazh

Poll