Aktualitet

E vërteta e Parkut Rinia? Mit'hat Havari: Rama dhe Meta kishin shkuar në Dajt, pinin verë. Mua s'më ftuan në inagurim

Havari tregoi sesi asokohe kryeministri Ilir Meta e kishte thirru për shembjen e parkut, ndërkohë që Edi Rama që mbante dertyrën e kryebashkiakut, ishte i shqetësuar nga aksioni që do të ndërmerrej. 

13 Nëntor 2022, 23:10 Nga k.m.
E vërteta e Parkut Rinia? Mit'hat Havari: Rama dhe Meta kishin shkuar
Mit'hat Havari

TIRANË- Ish-drejtori i Policisë Ndërtimore Mit'hat Havari ka treguar versionin e tij për shembjen e parkut Rinia. I ftuar në emisionin "Galeri", Havari tregoi sesi asokohe kryeministri Ilir Meta e kishte thirru për shembjen e parkut, ndërkohë që Edi Rama që mbante dertyrën e kryebashkiakut, ishte i shqetësuar nga aksioni që do të ndërmerrej. 

"Kryeministri më mori, Ilir Meta atëkohë. Më tha ku je komandant. I thashë në Golem. Shkova tek vila qeveritare. Ishte Edi Rama, i shqetësuar dhe Ndre Legisi. Rama ishte kryetar bashkie. Më thotë Ilir Meta që do prishet parku Rinia. I thashë shyqyr që vendose. Në 7 pa një çerek kam qenë në zyrë tek ai. I thashë e njoh popullin tim shumë mirë sesa reagon. Sa dal në korridor takoj Edi Ramën. Më tha është në taketuke ky? është në rregull. Por këta ishin në presion. Unë jo. Këta kishin probleme me kapot e parkut Rinina. Por ai që vendosi ishte Ilir Meta. Më mbështeti Ministria e Brendshme, Edi Rama kishte mision që të mbushej me bar jeshil. Edi Rama nuk kishte asgjë, as Policinë bashkiake. Ditën që ka filluar operacioni, kanë qenë tek Panorama tek Dajti e pinin verë. Kur e inaguruan dhe vetëm mua nuk më thirrën. Kishin marrë Musa Ulqinin e partisë,"-tha Havari.

mit'hat havari

Sondazh

Poll