Bota

Caktimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore, Osmani takon sot subjektet politike

Osmani pritet të takojë ditën e sotme subjektet politike.

14 Nëntor 2022, 08:00 Nga A.B
Caktimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore,
Vjosa Osmani

KOSOVË- Dorëheqja e kryetarëve në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok  ka krijuar momentum për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna.

Për caktimin e datës së mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, presidentja Vjosa Osmani pritet të takojë ditën e sotme subjektet politike. Kështu është bërë e ditur ditë më parë në një njoftim për media nga Zyra e Presidentes.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sot u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor”, thuhej në njoftim.

Dorëheqjet e kryetarëve të komunave veriore janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe presidentja.

Osmani pas konsultimit me partitë politike, pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore. Lidhur me shpalljen e zgjedhjeve në këto komuna, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se do të pres vendimin e presidentes Osmani.

Më 5 nëntor, përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – njoftuan se serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, përfshirë nga policia, prokuroritë, gjykatat, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës. Për të mos e marrë një veprim të tillë, krerët e shtetit kanë bërë thirrje vazhdimisht që serbët të qëndrojnë në institucionet e Kosovës. 

vjosa osmani

Sondazh

Poll