Bota

“Shqipëria si BE, s’do jepet azil”/ Plani me dhjetë pika i Londrës, për t’i dhënë fund krizës së emigracionit

Fenomeni që ministri e quan “Hotel Britain”, duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet me një sistem strehimi më funksional.

13 Nëntor 2022, 22:27 Nga a.l.
“Shqipëria si BE, s’do jepet azil”/ Plani me dhjetë
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- “Hotel Britain”, ku strehohen azilkërkuesit me një kosto prej miliarda paund për taksapaguesit, do të përfundojë, është zotuar ministri i imigracionit, pasi qeveria përgatit një plan 10-pikësh për të trajtuar krizën e emigrantëve. 

Në një artikull për "The Telegraph", Robert Jenrick tha se përdorimi i hoteleve "të papërshtatshëm" me një kosto "të papranueshme" prej 5.6 milionë paund në ditë duhet të marrë fund, pasi po ushqente emigrantët ekonomikë. Kuptohet se ministrat po shikojnë vende më të mëdha dhe më pak luksoze, duke përfshirë akomodimin e studentëve.

Ministrat planifikojnë një skemë të deportimit të shpejtë për shqiptarët, ku çdo kërkesë për azil shqyrtohet brenda disa ditësh dhe emigrantët do largohen. Fenomeni që ministri e quan “Hotel Britain”, duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet me një sistem strehimi më funksional.

Në planin dhjetë pikësh sipas medias po shqyrtohet edhe opsioni i trajtimit të Shqipërisë si vend i BE-së që nënkupton se emigrantët shqiptarë nuk do u lejohet të kërkonin azil në Britani. Por mbetet e paqarte nëse shtetasit e saj për rrjedhojë do përfitonin nga lëvizja njësoj si shtetasit e BE-se e shqiptareve, drejt Britanisë nëse do trajtohej shteti i tyre si vend i BE-se.

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll