Sport

94' minuta të çmendura në Roma-Torino! Mourinho merr të kuq, Belotti humb penallti dhe Matic shpëton 'nderin' e vendasve

Belotti tradhton Mourinhon, Matic jo dhe më pas Roma shpëton në shtesë kundër Torinos me rezultatin që përfundoi me shifrat 1-1.

13 Nëntor 2022, 17:30 Nga DOSJA

94' minuta të çmendura në Roma-Torino! Mourinho merr

ITALI- Belotti tradhton Mourinhon, Matic jo dhe më pas Roma shpëton në shtesë kundër Torinos me rezultatin që përfundoi me shifrat 1-1. Takimi zhvilluar në 'Olimpico' prodhoi gjithçka. Gola, kartonë dhe shumë nerva në një përballje që dukej se nuk do të mbaronte kurrë.

Në pjesën e parë nuk u prodhua asnjë gol, ndërsa në të dytën, Linetty do të shënonte për Torinon në minutën e 55'. Mourinho hodhi të gjithë 'artilerinë' në sulm. Belotti dhe Dybala ishin një një rrezik i vazhdueshëm për portën e Torinos. Madje në minutën e 90' Dybala fiton 11-metërsh dhe përsipër e merr Belotti që godet shtyllën me topin që përfundoi jashtë.

Megjithatë, Matic ia del të shpëtojë nderin e Romës, pasi mesfushori serb do të shënonte nga distanca. Një barazim që nuk i bën punë ekipit verdhekuq në luftën për katër vendet e para, pasi ekipi i Mourinhos e sheh Interin 3 pikë larg.

E.Ç (Dosja.al)

belotti roma torino

Sondazh

Poll