Sport

Ligue 1/ Gjithçka e lehtë për PSG: 5 gola për fatkeqin Auxerre, vendi i parë me 41 pikë...

Parizienët në ndeshjen e fundit përpara Kupës së Botës në Katar, fitojnë (5-0) në shtëpi kundër Auxerre. Lojtarët e Christophe Galtier do ta kalojnë ‘dimrin ngrohtë’, me 5 pikë para Lens, që e ndjek nga afër.

13 Nëntor 2022, 16:25 Nga DOSJA

Ligue 1/ Gjithçka e lehtë për PSG: 5 gola për fatkeqin

FRANCE - Një javë para fillimit të Kupës së Botës (20 nëntor), PSG priti Auxerre në “Parc des Princes” me të gjithë yjet e saj titullarë. Para se të fluturonin për në Katar, parizienët e shumtë të përzgjedhur nga kombëtaret e vendeve të tyre për të konkurruar në Kupën e Botës, duhej të siguronin kushte për të kaluar dimrin sa më ngrohtë.

Dhe gjithçka ishte e lehtë për PSG-në, e cila i shënoi 5 gola Auxerres të pafat. Mbappé (11’) hapi rezultatin në pjesën e parë, ndërkohë që me fillimin e së dytës klubi parizien mbylli llogaritë me Soler (51’) dhe Hakimi (57’). Në finale të ndeshjes PSG shënon sërish me Renato Sanches (81’) dhe të riun Ekitike (84’), duke fiksuar fitoren e thellë dhe të thjeshtë 5-0. Me këtë fitore, PSG mbyll vitin 2022 në krye të renditjes me 41 pikë.

Duke hapur rezultatin, Kylian Mbappé shënoi golin e 30-të radhazi të PSG-së në të cilin ishte përfshirë të paktën një anëtar i treshes Messi-Neymar-Mbappé. Një statistikë që tregon peshën e "MNM" në sulmin parizien. Edhe nëse Carlos Soler e prishi këtë seri pak më vonë.

Në mes-lojë, Lionel Messi, i cili është lojtari i Ligue 1 që ka goditur më së shumti topin që nga ardhja e tij në Francë, pa gjuajtjen e tij që goditi shtyllën e jashtme të Benoît Costil (66’). Në minutën e 75-të, Messi, Neymar dhe Sergio Ramos u larguan nga fusha e lojës, duke u zëvendësuar nga Rabia, Ekitike dhe Kimpembe. Parizienët rifitojnë një epërsi prej pesë pikësh ndaj Lens dhe dhjetë ndaj të tretit në kampionat, Stade Rennais. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll