Sport

Aksionet e Liverpool, del në skenë Ambani! Njeriu i 8 më i pasur në botë, pasuria e tij vlen tri herë më shumë se Mansour

Që kur Fenwey Sports Group, presidenca e Liverpool-it, njoftoi shitjen e aksioneve, ka pasur disa deklarata interesi në lidhje me blerjen e klubit. Personi i fundit që ka dalë në skenë është emri i Mukesh Ambani.

13 Nëntor 2022, 14:53 Nga DOSJA

Aksionet e Liverpool, del në skenë Ambani! Njeriu i 8 më i pasur

ANGLI- Që kur Fenwey Sports Group, presidenca e Liverpool-it, njoftoi shitjen e aksioneve, ka pasur disa deklarata interesi në lidhje me blerjen e klubit. Personi i fundit që ka dalë në skenë është emri i Mukesh Ambani.

'Mirror' shpjegon se ai është një miliarder indian i përfshirë në rafinim dhe petrokimike, i cili do të ishte shumë i interesuar për të blerë klubin. Renditja e Forbes flet shumë për të, duke e vendosur atë në vendin e tetë në renditjen e njerëzve më të pasur në botë.

Pasuria e tij neto sipas revistës tregtare amerikane është 93.1 miliardë dollarë. Në praktikë, më shumë se trefishi i Sheikh Mansour, numri një i Manchester Cityt, pasuria e të cilit vlerësohet 26 miliardë dollarë. Me burime të tilla, edhe çmimi i që ka vendosur presidenca e Liverpool prej 4 miliardë dollarësh për shitjen e klubit nuk duhet të jetë problem. Në këtë pikë, Liverpool mund të konkurojë në merkato me Manchester City-n, për të cilin Klopp është ankuar gjithmonë.

Ambani është një tifoz i madh i sportit dhe është një figurë kyçe në vendin e tij. 65-vjeçari është pronar i ekskluzivitetit Mumbai Indians, i cili është pjesë e Premier League Indiane të Kriketit dhe wshtw gjithashtu një nga mbështetësit kryesorë të krijimit të Superligës, kampionatit indian të futbollit formuar në 2013.

Megjithatë, Ambani nuk do ta ketë të lehtë për të blerë Liverpoolin. Në fakt pritet që të mbërrijnë edhe oferta të tjera të rëndësishme si nga Lindja e Mesme ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara për aksionet e klubit anglez. Por sigurisht, nëse miliarderi indian do të fitonte, Klopp nuk mund të ankohej më për mungesën e burimeve financiare!

E.Ç (Dosja.al)

liverpool fenwey sports group mukesh ambani

Sondazh

Poll