Sport

Serie A| Dzeko është super! Dy golat e boshnjakut përmbysin Atalantën, humbja e tretë radhazi për Gasperinin

Atalanta-Inter, takimi i javës së 15-të përfundon me shifrat 2-3. Në stadiumin Geëiss u zhvillua një ndeshje me ritëm e gola.

13 Nëntor 2022, 14:33 Nga DOSJA

Serie A

ITALI- Atalanta-Inter, takimi i javës së 15-të përfundon me shifrat 2-3. Në stadiumin Geëiss u zhvillua një ndeshje me ritëm e gola. Në minutën e 25-të, vendasit do të kalonin në avantazh me anë të Lookman. Sulmuesi i Atalantës u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Disa minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Dzeko do të barazonte rezultatin. Pjesa e dytë ishte më emocionuese. Sulmuesi boshnjak do të shënonte sërish në minutën e 56'. Një avantazh i tillë kënaqi Interin që do të realizonte edhe golin e tretë në të 62-tën.

Goditja me kokë e Lautaro Martinez devijohet nga mbrojtësi i Atalantës Palomino. Me rezultatin 1-3, Inter u mundua të mbante rezultatin, megjithatë goli i Palominos për Atalantën në minutën e 77', nuk mjaftoi që ekipi bergamask të merrte pikë. Me këtë fitore Inter shkon përkohësisht në vendin e katërt në kuotën e 30 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

atalanta inter

Sondazh

Poll