Politike

Protesta e Opozitës, Korreshi dhe Sula: Të gjithë të dalin shesheve në emër të të të ardhmes

Ata u bënë thirrje çdo qytetari që të dalin të protestojnë përndryshe Shipëria do të shuhet nëse do të vazhdohet në këtë rrugë.

12 Nëntor 2022, 21:06 Nga F.M

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula kanë folur sot pasi ishin të pranishëm në protestën e organizuar nga opozita. Në një prononcim për mediat, ata u shprehën se ndodhen aty për tu bashkuar me qytetarët për të njëjtin motiv. Ata u bënë thirrje çdo qytetari që të dalin të protestojnë përndryshe Shipëria do të shuhet nëse do të vazhdohet në këtë rrugë.

“Kam dal në protestë si çdo shqiptar, si çdo demokrat, kjo protestë është përtej partive politike dhe nuk ka të bëjë se kush e thërret protestën, e rëndësishmë është që çdo qytetar shqiptar, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë ku ndodhemi ne, një situatë që nuk di se ku do shkojmë. Prandaj unë gjej momentin që ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptar që të dalin që të protestojnë me emër të fëmijëve të tyre, në emër të të ardhmes se përndryshe Shipëria do të shuhet nëse do të vazhdohet në këtë rrugë” është shprehur Sula.

“Arsyeja që kanë të gjithë qytetarët dhe të gjithë protestuesit, keqqeverisja, harbutëria që ka ky kryeministër, hajdutëria dhe nuk ka lënë gjë pa i heq këtij mileti. Shtet policor, i ka kapur të gjitha institucionet, fukarallëku në maksimum, shpopullimi i gjithë vendit kjo është arsyeja që i ka nxjerr çdo qytetar sot.” u shpreh Korreshi.

Për tre orë rresht, Opozita e Bashkuar, Partia Demokratike e Partia e Lirisë kanë zhvilluar një protestë paqësore. Në orën 16:00, mijëra qytetarë u grumbulluan para Kryeministrisë dhe me pankarta në duar kërkuan rrëzimin e qeverisë e kryeministri Edi Rama. Në total folën 20 persona, pedagogë, aktivistë e deputetë. Të gjithë numëruan dështimet e qeverisë dhe kërkuan ndërrimin e pushtetit. Vetë kryedemokrati Sali Berisha e kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta janë shprehur se Rama do të vendoset para drejtësisë e do të përfundojë në burg për vjedhjen e qytetarëve. Të dy krerët e partive opozitare premtuan ndryshime rrënjësore në vend.

saimir korreshi dashnor sula

Sondazh

Poll