Politike

Protesta e opozitës, Braçe kujton 4 të vrarët e 21 janarit: Boll mor sharlatan boll 

Me anë të një postimi në Twitter, Braçe ka kujtuar protestën e 21 janarit kur u vranë 4 persona, ndërkohë që u ka bërë thirrje që të ndalojnë.

12 Nëntor 2022, 19:32 Nga I.A
Protesta e opozitës, Braçe kujton 4 të vrarët e 21
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Me anë të një postimi në Twitter, Braçe ka kujtuar protestën e 21 janarit kur u vranë 4 persona, ndërkohë që u ka bërë thirrje që të ndalojnë. Po ashtu Braçe ka ironizuar dhe Berishen me gomonet.   

Postimi i Braçes:

S.B: Vendimi eshte marre, Edi Ramen do e fus ne burg! Keshtu i tha edhe I.M kur ai e rrasi ne biruce, “DO TE FUS NE BURG! Jo qe nuk e futi ne burg, por e futi ne Qeveri; vodhi me te, vrau 4 shqiptare te mire per te! Ndaj, booll mor sharlatan, BOOOLL! S.B ka te drejte; Ne 32 vite NUK NA U NDANE ai dhe gomonet! Here i ndalon ai, here i ikin ato!

erion braçe protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll