Bota

Shifrat ZYRTARE: 40,000 emigrantë mbërritën në Britani gjatë 2022-it, 100 shqiptarë u deportuan

Home Office deportoi 350 persona muajin e kaluar, më shumë se 100 prej të cilëve ishin shtetas shqiptarë.  

13 Nëntor 2022, 11:17 Nga A.B
Shifrat ZYRTARE: 40,000 emigrantë mbërritën në Britani
Emigrante

BRITANI E MADHE- Më shumë se 40,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez drejt Britanisë së Madhe këtë vit, tregojnë shifrat e qeverisë. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi ditën e sotme se 40,885 individë kanë kryer udhëtimin në Britani deri më tani në vitin 2022, raporton DailyMail.

Mbretëria e Bashkuar po sheh një rritje në kalimet e emigrantëve në krahasim me vitin 2021, i cili kishte një numër të regjistruar  28,561 kalimesh. Shifrat e fundit vijnë pasi 972 persona, përfshirë burra, gra dhe fëmijë, kaluan dje me 22 varka.

Zyrtarët e forcave kufitare u panë duke i çuar emigrantët në breg në Dover, duke i bërë ata të ardhurit e parë këtë muaj pas një periudhe të gjatë moti të keq. 

Kalimet e së shtunës pasuan lajmet se emigrantët që mbahen në qendrën e imigracionit Manston do të vaksinohen kundër difterisë.  Pothuajse 7,000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar përmes kalimeve me varka të vogla në tetor, shumë prej të cilëve janë azilkërkues të pambrojtur. 

Javën e kaluar u zbulua se Home Office deportoi 350 persona muajin e kaluar, më shumë se 100 prej të cilëve ishin shqiptarë. Shifra përfshinte 22 persona që mbërritën pasi kaluan Kanalin me varka të vogla dhe u larguan direkt nga qendra e përpunimit Manston në Kent.

Kulmi për kalimet me varka të vogla priret të jetë në verë. Zyra e Brendshme tha se ata të dëbuar me vepra të mëparshme ishin dënuar për krime 'të rënda', duke përfshirë përdhunimin, vrasjen dhe sulmin.

Familje dhe gra me fëmijë të vegjël ishin në mesin e atyre që u fotografuan duke zbritur nga anijet e Forcave Kufitare të shtunën pasi u morën nga Kanali.

emigrante ne britani shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll