Aktualitet

Artan Hoxha tregon si ‘manipuloi’ Prokurorinë: Shkova me ‘Audi’-n e Fevziut për të dëshmuar, fsheha njërin telefon

Ai tha se pati mundësinë të fshihte njërin nga celularët, pasi dy të tjerët iu sekuestruan për shumë kohë.

12 Nëntor 2022, 22:25 Nga F.M
Artan Hoxha tregon si ‘manipuloi’ Prokurorinë: Shkova me
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se ka arritur të ‘mashtrojë’ Prokurorinë e Durrësit, në momentin që është shoqëruar në vitin 2016. I ftuar në “Më lër të flas”, Hoxha tha se u shoqërua me makinën e moderatorit Blendi Fevziu, një “Audi” me kosto 110 mijë euro për të dëshmuar. Ai tha se pati mundësinë të fshihte njërin nga celularët, pasi dy të tjerët iu sekuestruan për shumë kohë.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda më bëri një favor. Meqenëse makina që kishte ardhur të më merrte nuk i plotësonte standardet e mia si anëtar I komisionit të krimit të organizuar,më lanë të udhëtoja me Audin 110 mijë eurosh të Fevzos. I dha vetë Fevzo makinës. Në sedijen e parë të pasagjerit ishte adashi im Artan Hoxha që ishte kandidat për president. Unë isha mbrapa dhe më lanë kohë të fshihja një nga telefonat, dy i dorëzova,”- tha Artan Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll