Bota

Melinda Gates, në një lidhje me ish-korrespondentin e Fox News

Është e paqartë se sa kohë dyshja janë bashkë, por Du Pre dhe French Gates, 58 vjeç, u fotografuan së bashku në ndeshjen e Nets dhe Celtics qysh në prill.

12 Nëntor 2022, 22:07 Nga k.m.

 

Melinda Gates, në një lidhje me ish-korrespondentin e Fox News
Melinda Gates dhe Jon Du Pre

 

SHBA- Melinda French Gates ka nisur romancën e parë që nga divorci i saj i profilit të lartë nga ish-bashkëshorti Bill Gates. Filantropistja është në lidhje me Jon Du Pre, një ish-korrespondent i Fox News që tani punon si specialist komunikimi.

Sipas mediave të huaja, është e paqartë se sa kohë dyshja janë bashkë, por Du Pre dhe French Gates, 58 vjeç, u fotografuan së bashku në ndeshjen e Nets dhe Celtics qysh në prill. Lajmin e dha TMZ, por nuk specifikoi se sa kohë ka romanca që ka filluar. Të dy janë fotografuar së bashku në evente publike që nga muaji prill. Burime pranë çiftit thonë se Melinda dhe Du Pre kanë të paktën disa muaj që janë në lidhje.

Ata u panë në një lojë NBA së bashku në prill dhe thuhet se rezervuan një bllok të madh hoteli në Newport Beach për një mbledhje familjare jo shumë kohë më parë. Du Pre është 63 vjeç dhe ka punuar si specialist komunikimi, producent transmetimi etj. Ai është autori i një libri kujtimesh familjare të quajtur “The Prodigal Father: A True Story of Tragedy, Survival, and Reconciliation in an American Family”.

melinda gates jon du pre

Sondazh

Poll