Bota

Tensionet në Kosovë/ Ish-kryeministri suedez: S’pres përparim, as përshkallëzim të menjëhershëm

I pyetur për situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë mund të jenë fillimi i diçkaje më tepër, ai dha një përgjigje të shkurtë.

12 Nëntor 2022, 21:17 Nga F.M

KOSOVË- Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, i cili ka shërbyer edhe si ndërmjetësues në konfliktet në Ballkan, së fundi ka folur mbi situatën në Kosovë. Në një prononcim për GZero, Bildt tha se situata aktuale në Kosovë është pjesë e një vazhdimësie me të cilën, sipas tij, Ballkani tashmë është mësuar. I pyetur për situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë mund të jenë fillimi i diçkaje më tepër, ai dha një përgjigje të shkurtë.

“Jo domosdoshmërisht. Është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë aty. Zbatimi i një marrëveshjeje të nja dy vite më parë si për targa ashtu edhe për një asociacion të komunave serbe në Kosovë. Dhe gjithashtu përkon me përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të pasur një zgjidhje më të qëndrueshme të problemit. Nuk pres një përparim të menjëhershëm. Nuk pres ndonjë përshkallëzim të menjëhershëm. Kështu është normalisht Ballkani”, tha ai për Gzero, 

carl bildt tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll