Bota

VIDEO/ Gafa e radhës e Biden, ngatërron Kamboxhian me Kolumbinë

Biden iu referua  kryeministrit Hun Sen si kryeministri i Kolumbisë. Biden e kapi shpejt lapsusin dhe u mundua ta rregullonte por kjo nuk u ka shpëtuar mediave të huaja, të cilat e kanë shpërndarë gjërësisht me mbishkrimin 'Gafa e radhës e Biden'. 

12 Nëntor 2022, 15:43 Nga e.k
VIDEO/ Gafa e radhës e Biden, ngatërron Kamboxhian me Kolumbinë
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden e ka nisur tour-in e tij të takimeve në Kamboxhia duke bërë gafën e radhës. Gjatë kohës që Biden po mbante fjalën duke përshëndetur të pranishmit në takim dhe në veçanti mikëpritësin e takimit kryeministrin e Kamboxhia-s pikërisht këtu bëri dhe gafën.

Biden iu referua  kryeministrit Hun Sen si kryeministri i Kolumbisë. Biden e kapi shpejt lapsusin dhe u mundua ta rregullonte por kjo nuk u ka shpëtuar mediave të huaja, të cilat e kanë shpërndarë gjërësisht me mbishkrimin 'Gafa e radhës e Biden'. 

Presdienti Joe Biden po merr pjesë në samitin e ASEAN-it në Kamboxhia. Gjatë takimit të tij me kryeministrin e vendit  Hun Sen, i cili është në drejtimin e vendit prej 37 vitesh i ka kërkuar që të organizojë zgjedhje të lira si dhe të lirojë nga burgu aktivistët e arrestuar me motivacione politike. Mes të arrestuarëve është dhe një qytetar amerikan Seng Theary.

joe biden

Sondazh

Poll