Bota

E rëndë në Kosovë/ Vëllai i ngul thikën të vëllait, dërgohet me urgjencë në spital

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

12 Nëntor 2022, 15:34 Nga a.l
E rëndë në Kosovë/ Vëllai i ngul thikën të
foto ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kosovë. Dy vëllezër janë përleshur me njeri-tjetrin, ku njeri prej tyre ka goditur tjetrin me thikë duke e lënë të plagsur. 

Ky i fundit ndodhet në spital ku po merr trasjtime mjekësore. Ndërsa vëllai tjetër është dërguar në paraburgim nga policia. 

Njoftimi i policisë:

Prishtinë 11.11.2022-21:04 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

plagosje ne kosove sherr mes vellezerve

Sondazh

Poll