Bota

Arrestohet Nol Nushi, sekretari i PSD-së prangoset në makinë

Po ashtu në njoftim thuhet se Nushit nuk i është prezantuar asnjë urdhër arresti, teksa kjo sipas PSD-së është shkelje e rregullave dhe ligjit.

12 Nëntor 2022, 21:41 Nga I.A
Arrestohet Nol Nushi, sekretari i PSD-së prangoset në makinë
Nol Nushi


KOSOVË- Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi është arrestuar pasditën e sotme nga Policia e Kosovës. Sipas PSD-së, rreth orës 16:00 është ndalur në semafor, teksa ishte në makinë. Po ashtu në njoftim thuhet se Nushit nuk i është prezantuar asnjë urdhër arresti, teksa kjo sipas PSD-së është shkelje e rregullave dhe ligjit.

Njoftimi i Plotë:

Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest, duke shkelur rregullat dhe ligjin në fuqi. Ata kanë arrestuar Nolin pa asnjë mbulesë legjitime, legale dhe e kanë dërguar në stacionin policor- jug. Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet. Nëse i nënshtrohemi arbitrariteti sot, nesër përndjekja politike do të përligjet me veprime të tilla. Nol Nushi lirohet, por i ndalet letërnjoftimi. Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimtë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente.

nol nushi

Sondazh

Poll