Bota

Humbi kontrollin dhe ra në kanal, përplasja e autobuzit vret 19 persona dhe plagos gjashtë të tjerë në Egjiptin verior

Autobusi po transportonte 35 persoa kur doli nga një autostradë dhe ra në kanalin Mansoura në Aga, në rajonin verior të Dakahlia, sipas burimeve të sigurisë.

12 Nëntor 2022, 14:00 Nga d.a.
Humbi kontrollin dhe ra në kanal, përplasja e autobuzit vret 19
Aksidenti

EGJIPT- Nëntëmbëdhjetë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas në një kanal në Egjiptin verior të shtunën, tha ministria e shëndetësisë e vendit.

Sipas Guardian, autobusi po transportonte 35 persona kur doli nga një autostradë dhe ra në kanalin Mansoura në Aga, në rajonin verior të Dakahlia, sipas burimeve të sigurisë.

Mediat egjiptiane raportuan se aksidenti u shkaktua nga një mosfunksionim i timonit, pa dhënë detaje. Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Egjipt, ku rrugët shpesh mirëmbahen keq dhe rregullat e drejtimit të automjetit shkelen.

Në vitin 2021, sipas shifrave zyrtare, rreth 7,000 njerëz u vranë në rrugët e vendit më të populluar të botës arabe. Në korrik, 25 persona vdiqën dhe 35 u plagosën në Egjiptin qendror kur një autobus u përplas me një kamion të parkuar në anë të rrugës.

aksident ne egjipt

Sondazh

Poll