Politike

“Shokët m’i mori gomonia dhe kamioni për në Angli”, studenti nga Lazarati: Ai që duhet të largohet është Rama

Po ashtu ai tha se po mendon largimin edhe vetë, por se shtoi se ai që duhet të largohet është kryeministri Edi Rama.

12 Nëntor 2022, 18:25 Nga I.A
“Shokët m’i mori gomonia dhe kamioni për në
Olsi Kasemi

TIRANË- Studenti i inxhinierisë së Ndërtimit, Olsi Kasemi ka theksuar se ikjen masive të shqiptarëve drejt Anglisë. Gjatë fjalës në protestën e opozitës, Kasemi tha se bashkë me të rinjtë e tjetër janë larguar edhe shokët e tij. Po ashtu ai tha se po mendon largimin edhe vetë, por se shtoi se ai që duhet të largohet është kryeministri Edi Rama.

"Përshëndetje, o njerëz të lirë! Unë jam Olsi Kasemi, student i inxhinierisë së ndërtimit dhe i punësuar në të njejtin sektor. Jam këtu sot, për të mbështetur qëllimet e kësaj proteste, që si konkluzion, do të rikthejë shpresën tek qytetarët. Kur erdha si student në Tiranë, në vjeshtën e katër viteve kaluar, bashkë me mua e nisën rrugëtimin dhe 4 shokët e mi të fëmijërisë, që vit pas viti, një e nga një, i mori më vete, disa gomonia, e disa të tjerë fundi i kontenierëvë të kamioneve, për të kaluar kufirin për një jetë më të mirë. Shpeshherë, kur shikoj faturat që më duhet të paguaj në fund të muajit, kur shikoj çmimin e naftës, kur shikoj të rinjtë që vriten rrugëve nga policia e shtetit, mendoj largimin tim pa kthim, pastaj kthjellohem dhe mendoj se ai që duhet të iki nuk jam une. Je ti Edi Rama! Ti dhe shpura jote e qelbur e korrupsionit, duhet ta lini këtë vend një orë e më parë, dhe jo ne, të rinjtë që mundohemi e stermundohemi ta bëjmë këtë vend më të begatë, ndonjëhere duke derdhur edhe lot nga pamundësia. Urrejtja e një populli që lëngon, ka filluar ngjizë uraganin e lirisë, që po i kthen shpresen shqiptareve se Shqiperia do të bëhet, e nuk do të ndalet. Në këmbë, në këmbë, në këmbë," tha Kasemi.

olsi kasemi protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll