Politike

Protesta e opozitës, Berisha kërkesa ndërkombëtarëve: Mos i jepni fonde Edi Ramës, do i vjedhë. Pa votën e lirë, s'ka stabilitet

Sali Berisha tha se Rama është armik i votës së lirë, ndërsa theksoi se nuk do të këtë stabilitet pa votën e lirë.

12 Nëntor 2022, 18:44 Nga k.m.
Protesta e opozitës, Berisha kërkesa ndërkombëtarëve:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje sot SHBA dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtare që të mos mbështesin regjimin e kryeministrit Edi Ramës. Në fjalën e tij, Berisha tha se Rama është armik i votës së lirë, ndërsa theksoi se nuk do të këtë stabilitet pa votën e lirë.

"2 fjalë një mesazh për partnerët e Shqipërisë, opozita shqiptare ka trashgimninë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju. Vende anëtare të BE dhe të NATO-s, të gjitha që ka ndërtuar i ka bërë në vlerat që ju ndani njëri-tjetrin. Ju bëj thirrje mos mbështesni regjijmin e Edi Ramës se ëhstë armik i lirë i votës së shqiptarëve. Sikundër nga ky shesh duhet që t'u deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e shqiptarëve. Stabiliteti dhe e ardhmja do të jenë të pandara. Miqtë e mi, atyre që shohin shqiptarët të largohen me mijra e mijra nga vendi i tyre dhe që mendojnë se vërtetë largohen nga varfëria i them njerëzisht ruajini fondet dhe mos ia jepni kësaj qeverie se do kenë fatin e atyre që shqiptarët paguajnë, do vidhen nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij. Sot, si në asnjë vend tjetër, shqiptarët çdo fatkeqësi dhe krizë e kanë përballuar vetëm, se Edi Rama i vjedh dhe vetëm i vjedh. U lanë aty fondet e pacaktuara, u vodhën. Edi Rama i shpalli të pafajshëm. Sot dhjetra mijëra jetojnë në çadra dhe në kushte të jashtëzakonshme,"-tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Ne u themi partnerëve tanë, se vetëm një Shqipëri sovrane, e respektuar, do mund të qëndrojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për interesat e saj dhe të respektojë miqësinë dh ebashkëpunimin. E vërteta është se në këtë mënyrë si e trajtoni ju Shqipërinë e Edi Ramës, punoni kundër miqësisë, kundër bashkëpunimit me Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot, për të gjithë shqiptarët, në këtë shesh dhe kudo ku janë, kam një apel: në rast se duan të votojnë të lirë, të bashkohen me ne, në betejën tonë vendimtare, sepse ne jemi të betuar të bëjmë çdo sakrificë për të sjellë votën e lirë në Shqipëri. Edi Rama, mos harro traditën e shqiptarëve për liri. Nuk po t’i them sot, por merre vet me mend: mjerë ai që prek lirinë e tyre, mjerë ai që prek votën e tyre. Votën kurrë nuk ta falim. Çdo qytetar shqiptar, që e do shpresën, besimin te ky vend, të bashkohet me ne, kundër vrasësit të shpresës së tyre, kundër Edi Ramës. Shqipëria ka 1001 arsye për të qenë vend shprese, për të qenë vend besimi. Edi Rama i trajton shqiptarët si një kolonizator mizor i egër, ndaj dhe ne duhet ta arkivojmë atë sa më parë. Çdo shqiptar që dëshiron dyfishimin e rrogave, dyfishimin pensioneve, dyfishimin ndihmës ekonomike, që do të shkollojë fëmijët në Shqipëri, të punësojë ata, të bashkohet me ne kundër Edi Ramës. I garantojmë se janë të gjithë potencialet për një paketë antikrizë që çmimet të mos jenë kurrë më të larta se në Kosovë e Maqedoni, që rrogat të dy dhe trefishohen, që nafta të ketë çimet sin ë vendet përreth. Çdo shqiptar që do që ferma dhe biznesi i tij të prosperojë të bashkohet me ne. Ne garantojmë përgjysmimin e taksave për fermerët. Garantojmë çmime energjie të paktën tre-katër herë më të ulët se sot. Garantojmë konkurrencë të ndershme dhe treg të lirë. Qytetarëve shqiptarë, që duan të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend, i ftojmë të bashkohen me ne, se e ardhmja është midis nesh. Se atë kërkon ta përzejë një klikë, një njeri dhe njëmijë herë më mirë të përzëmë një njeri, sesa të përzihemi ne prej tij. Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për besimin, për guximin, për entuziazmin tonë. T’ia japim ne të gjitha këto dhe ajo do ia kthejë me mirësi çdo shqiptari.

sali berisha protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll