Politike

Protesta e opozitës, Taulant Balla: Bedelat e Putinit në Tiranë zbatuan sot porosinë e Moskës, turp!

Taulant Balla shkruan se "aleanca e Rublave" duke iu referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës, është përditë e më e lexueshme dhe çdo ditë e më e tërbuar.

12 Nëntor 2022, 19:24 Nga k.m.
Protesta e opozitës, Taulant Balla: Bedelat e Putinit në Tiranë
Taulant Balla

TIRANË- Pas mbylljes së protestës së opozitës, ka ardhur edhe nga kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se "aleanca e Rublave" duke iu referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës, është përditë e më e lexueshme dhe çdo ditë e më e tërbuar. E po ashtu, theksoi se opozita zbatoi sot porosinë nga Moska, që mos të përmendte në asnjë fjalim sot luftën në Ukrainë.

Taulant Balla: Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur aq thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!

POSTIMI I PLOTË:

taulant balla protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll