Politike

Protesta/ Berisha akuza Ramës: Shqiptarët sot janë popull i gomoneve

Sali Berisha tha se Rama është shndërruar në armik të lirisë që qytetarëve. Sipas Berishës, Rama po u merr shqiptarëve dinjitetin dhe mbi të gjitha të drejtën e votës. 

12 Nëntor 2022, 18:30 Nga k.m.
Protesta/ Berisha akuza Ramës: Shqiptarët sot janë popull i
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se sot pas 32 viteve, shqiptarët po njihen si “populli i gomoneve” dhe për këtë bën fajtor Edi Ramën. Nga Foltorja e ngritur në mes të sheshit, Berisha tha se Rama është shndërruar në armik të lirisë që qytetarëve. Sipas Berishës, Rama po u merr shqiptarëve dinjitetin dhe mbi të gjitha të drejtën e votës. 

"Ky është cunam i lirisë së shqiptarëve. Nga qindra mijëra djem e vajza. Të dashur demokrate e demokratë, anëtarë të PL dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të paparti, mirënjohje për praninë tuaj në këtë tubim. Njëlloj si 32 vite më parë, le të ndalemi një moment dhe të shohim pse u bëmë sërish njerëzit e gomoneve. Shqiptarët sot janë popull i gomoneve. Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë besimin. Ai që të merr votën, të ka marrë dinjitetin. Njeriu që nuk voton i lirë është i pashpresë,"-tha Berisha në fjalën e tij.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Shqiptare dhe shqiptarë në Shqipëri dhe kudo ku jeni sonte. Përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky tsunam i lirisë së shqiptarëve, nga këta qindra mijëra djem dhe vajza, burra dhe gra që po shqyejnë sonte me entuziazmin, zërin, fuqinë e tyre, bulevardet dhe rrugët e Tiranës. Të dashur demokrate dhe demokratë, anëtarë të Partisë së Lirisë dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të paparti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve, të kauzave të drejta. Përshëndetje vëllazërore, mirënjohje të pakufijshme për praninë tuaj sot në këtë tubim që u rezaton më shumë se çdo gjë, në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, shpresë, besim se ky vend do ndryshojë.

Miqtë e mi, ne mblidhemi sot këtu në një kohë kur njësoj si 32 vite më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve, ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot pas 31 vitesh rruge në liri, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës. Nuk ka vend të bekuar si kjo tokë. Nuk ka vend më të pasur se ky vend. Por shqiptarët sot janë populli i gomoneve sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rama. Ju ka grabitur votën, ju ka plaçkiur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion, ka shndërruar votën e tyre në votë kallp, në votë viktive, vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet. Ky armik i lirisë tonë, ku armik i votës tuaj nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutë, nuk njeh moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me të gjithë makinerinë e narko-shtetit të tij të rrëmbejë shqiptarëve votën, së bashku me votën dinjitetin, së bashku më votën shpresën, së bashku me votën besimin. Miqtë e mi, pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë dritën hyjnore drejt të ardhmes. Ai që të merr shpresë të ka marrë beismin, forcën e pashtershme drejt së ardhmes së njeriut. Ai që të merr votën të ka marrë dinjitetin. Ai që të merr votën të ka marrë dhe vendin. Njeriu që nuk voton i lirë është njeri i pashpresë, është njeri që humb besimin, është njeri të cilit vendi nuk i duket më vendi i tij. Ai mendon se toka e të parëve, toka e prindërve të tij nuk do jetë më djepi i fëmijë të tij. Nuk do jetë më kopshti ku do lulëzojnë ëndrrat e tij dhe të fëmijëve të tij.

sali berisha protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll