Politike

Salianji në protestë: Ka edhe të tjerë që s'janë mbështetës të Berishës, s''ua them emrat për etikë

Emra nuk preferoi të thoshte. 

12 Nëntor 2022, 18:01 Nga F.M
Salianji në protestë: Ka edhe të tjerë që
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha se ndodhet në protestë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Në një prononcim për EuroNeës, Salianji u shpreh se bashkë me të, ka edhe deputetë të tjerë që nuk e kanë mbështetur kryedemokratin e që janë pjesë e grupit parlamentar, por që sot janë në protestë. Emra nuk preferoi të thoshte. 

"Nuk është çështje palësh, këtu është protestë për flamurin dhe të gjithë duhet të jenë aty. Të gjithë ata që janë kundër qeverisë dhe Edi Ramës. Sa më shumë protesta dhe sa më shumë thirrje të kemi, aq më shumë do të ketë mundësi që të rrëzohet kjo qeveri. Kam parë shumë deputetë të PD-së në Shqipëri. Unë sot nuk jam organizator si herët e kaluara, por jam në rreshtat e qytetarëve. Nuk është etike që unë tu them emrat, por shumë prej tyre janë këtu, do postoj foto pastaj dhe do të duket që janë në protestë, janë ata që janë pjesë të grupit të PD-së që kanë mbështetje ndryshe. Është më mirë kur qëndron mes qytetarëve. Do të jem këtu deri në fund, derisa të ikin protestuesit,"- tha Salianji. 

ervin salianji protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll