Aktualitet

Lisandër Hoxha: Rama përdori krizën si kamzhik ndaj shqiptarëve, s'do e lejojmë shpopullimin

Hoxha tha se kryeministri Edi Rama ka përdorur krizën ekonomike si kamzhik për të larguar shqiptarët. 

12 Nëntor 2022, 16:59 Nga F.M
Lisandër Hoxha: Rama përdori krizën si kamzhik ndaj
Lisandër Hoxha

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Lisandër Hoxha është shprehur se shqiptarët nuk do ta pranojnë shpopullimin e vendit si zgjidhje. Në fjalën e tij të mbajtur në protestën e 12 nëntorit, Hoxha tha se kryeministri Edi Rama ka përdorur krizën ekonomike si kamzhik për të larguar shqiptarët. 

Pjesë nga fjala e Lisandër Hoxhës:

Të gjithë jemi dëshmitarë të një mekanizmi antikombëtar, shpopullimi, me anë të secilit është përdorur çdo mjet për të shpopulluar Shqipëria, kriza ekonomike u përdor si kamzhik ndaj të gjithë shqiptarëve. Rama me Vuçiç thurën planin për ta zbrazur Shqipërinë, por jo, këtu ka shqiptarë, këtu ka Opozitë. A duhet sot t'i kërkojmë kryeministrit në ikje, t'i kërkojmë të largohet menjehrë nga kjo zyrë, a duhet ne sot të qëndrojmë të bashkuar deri në largimin e hajdutëve, kurrë nuk do të pranojmë largimin e krizën zi zgjedhje.

lisander hoxha

Sondazh

Poll