Politike

"Taksë dhe kur flemë me gruan", qytetari në protestë ironizon qeverinë

Qytetari tha se arsyet janë të shumta, por kryesisht ato ekonomike.

12 Nëntor 2022, 16:35 Nga f.g
"Taksë dhe kur flemë me gruan", qytetari në
Qytetari

TIRANE- Një nga qytetarët që ishte sot në protestën e opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" tregoi edhe arsyet pse kishte dalë në protestë. Qytetari tha se arsyet janë të shumta, por kryesisht ato ekonomike. Në një interesim për mediat, ai tha: “Na ka ngel tani të paguajmë taksë edhe kur flemë me gruan. Tjetër gjë nuk na ka mbet. Turpi  Zotit. Kryeministër më të dobët nuk mbaj mend ndonjëherë.

Deklarimi vjen paralelisht me protestën që po zhvillohet përpara kryeministrisë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. /Dosja.al

protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll