Politike

Berisha del nga selia blu, zbret në shesh e u bashkohet protestuesve

Berisha do të marshojë drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" aty ku mijëra qytetarë janë grumbulluar.

12 Nëntor 2022, 16:23 Nga F.M
Berisha del nga selia blu, zbret në shesh e u bashkohet protestuesve
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike. Berisha shihet teksa shtrëngon duart e simpoatizantëve që kanë mbushur selinë blu. Berisha do të marshojë drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" aty ku mijëra qytetarë janë grumbulluar dhe kërkojnë largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. 

Protesta ka nisur. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

protesta e opozites 12 nentor 2022 sali berisha

Sondazh

Poll