Politike

Meta niset drejt Kryeministrisë: Do jetë paqësore, qeveria të mos provokojë!

Kreu i PL-së tha se bizneset kanë falimentuar, shkollat janë mbyllur e shqiptarët po largohen, ndaj të gjithë shqiptarët duhet të ngrihen në protesta. 

12 Nëntor 2022, 16:33 Nga F.M
Meta niset drejt Kryeministrisë: Do jetë paqësore, qeveria
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbritur në shesh dhe po u bashkohet protestuesve që janë grumbulluar para Kryeministrisë. Meta tha se kjo protestë do të jetë paqësore, se ai nuk ka asnjë shqetësim për dhunë, por kërkoi që qeveria të mos provokojë. Kreu i PL-së tha se bizneset kanë falimentuar, shkollat janë mbyllur e shqiptarët po largohen, ndaj të gjithë shqiptarët duhet të ngrihen në protesta. 

Pjesë nga fjala e Metës: 

Ju e shikoni se sa paqësore është atmosfera, mesazhi ka qenë i qartë, duken dhe qytetarët se si janë grumbulluar. Nuk ka asnjë rëndësi nëse Rama është në Shqipëri apo jo, ai ka qindar udhëtime me çcarter, i vjedh çdo second shqiptarët, pa qenë nevoja që të jetë këtu. Një njeri që nuk ka mbajtur asnjë premtim për të cilët erdhi në pushtet. Dalin prindërit, dalin vajzat e shkollës së mesme që ai mbylli në mënyrë arbitrare, bizneset kanë falimentuar, rrugët këtu janë shumë herë më të shtrenjta se në Evropë e Serbi. Nuk kam asnjë shqetësim për dhunë, nuk ka asnjë shqetësim. Por, qeveria të mos provokojë. Jemi të bindur në mbarëvajtjen e një proteste dhe ju jeni këtu pikërisht për të përcjellë këtë protestë. Janë njerëz që do tu japim drejtim. Do të jenë të gjithë në protestë, nuk ka më gjumë, ka demokraci, demokraci në veprim. Po u mbyllin shkollat fëmijëve, mbyllin mediat e lira, mbyllin gjithçka në mënyrë që ta poshtërojnë e përzënë këtë popull. 

ilir meta protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll