Aktualitet

Sot protesta e PD/ 'Kanë ikur të gjithë o bir...' Alimehmeti ndan bisedën me të moshuarën

Në një postim në Facebook, mjeku Alimehmeti shkruan se mijëra shqiptarë po largohen drejt Evropës për shkak të politikës së mbrapshtë të qeverisë, teksa rrëfeu bisedën që një miku i tij bëri me një të moshuar.

12 Nëntor 2022, 11:14 Nga a.l
Sot protesta e PD/ 'Kanë ikur të gjithë o bir...'
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Vetëm pak orë para protestës Kombëtarë të thirrur sot nga Partia Demokratike, opozitarët janë duke dhënë mesazhet dhe thirrjet e fundit ndaj qytetarëve për t'u bashkuar. Kandidati i PD në primaret për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka renditur arsyet përse shqiptarët duhet të dalin në protestën që do të mbahet sot në orën 15:00 përpara Kryeministrisë dhe jo vetëm.  

Në një postim në Facebook, mjeku Alimehmeti shkruan se mijëra shqiptarë po largohen drejt Evropës për shkak të politikës së mbrapshtë të qeverisë, teksa rrëfeu bisedën që një miku i tij bëri me një të moshuar.

Një mik shkolle disa ditë më parë më rrëfeu këtë histori; Ishte mëngjes dhe po shkoja me nxitim në punë. Nga hyrja e një pallati të vjetër del një grua e moshuar me një bombul të vogël gazi në duar. Më thërret dhe më thotë; A ia ndërron pak nënës këtë bombulën se nuk kam fuqi? Doja të bëja një kafe turke, por nuk kishte gaz.
Ndal hapat e teksa ndërroj bombulën e gazit, gruaja vazhdon të flasë; Kanë ikur të gjithë bir. Djemtë e mi janë larg. Në të gjithë shkallën jemi veçse pleq”, shkruan ai.

Mjeku u shpreh se “në cilësinë e një njeriu që ka vendosur të jetojë në këtë vend duke mirëkuptuar zgjedhjen e vështirë të atyre që larguan, do të jem në protestë. Do të jem në protestë për një shqiptar më shumë dhe një dhimbje më pak”.

Postimi i plotë:  

Për një shqiptar më shumë dhe një dhimbje më pak.
744.000 shqiptarë kanë lënë Shqipërinë për të ndërtuar jetën në një tokë të huaj. Një shifër tragjike për një vend kaq të vogël si Shqipëria. Kjo tokë e bekuar me diell dhe me ujë i ka të gjitha mundësitë t’i mbajë bijtë e saj këtu.
Politikat e mbrapshta qeverisëse dhe shtypja e vazhdueshme i kanë detyruar mijëra shqiptarë të marrin valixhet dhe të derdhen rrugëve të Evropës.
Një mik shkolle disa ditë më parë më rrëfeu këtë histori;
” Ishte mëngjes dhe po shkoja me nxitim në punë. Nga hyrja e një pallati të vjetër del një grua e moshuar me një bombul të vogël gazi në duar. Më thërret dhe më thotë; A ia ndërron pak nënës këtë bombulën se nuk kam fuqi? Doja të bëja një kafe turke, por nuk kishte gaz.
Ndal hapat e teksa ndërroj bombulën e gazit, gruaja vazhdon të flasë;
“Kanë ikur të gjithë bir. Djemtë e mi janë larg. Në të gjithë shkallën jemi veçse pleq.
Ia ndërroj dhe ia jap. Më falenderon dhe më jep uratat e saj.
Në dukje duket një histori e zakonshme, por në të vërtetë është e zakonshmja tragjike e një pjese të mirë të shqiptarëve qē po dëbohen nga vendi i tyre.
Hemorragjinë e doktorëve e prek çdo ditë në të përditshmen time e te çdo doktor, infermier, informaticien, inxhinier dhe shqiptar që ikën duke lënë pas një karrierë prej disa vitesh në Shqipëri, shoh një grua me bombul gazi në dorë që me gjysmë zëri thotë; Kanë ikur të gjithë bir.
Në cilësinë e një njeriu që ka vendosur të jetojë në këtë vend duke mirëkuptuar zgjedhjen e vështirë të atyre që larguan, do të jem në protestë.
Do të jem në protestë për një shqiptar më shumë dhe një dhimbje më pak.

Ilir Alimehmeti

Ditën e sotme do të bllokohen rrugët dhe segmentet për të krijuar lehtësira për qarkullimin e qytetarëve që do të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga Partia Demokratike, i cili starton në orën 16:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”./ Dosja.al

ilir alimehmeti protesta e opozites 12 nentor 2022

Sondazh

Poll