Shkoi të punonte si dado në Zvicër, shqiptarja akuzon për dhunë çiftin punëdhënës
Foto ilustruese ZVICËR- Një dado me origjinë shqiptare ka paditur në Gjykatën e Bazelit një çift me origjinë nga ...
Nga hetimet e policisë, rezulton se H. H. ka bashkëpunuar me Qerim Xeka (babai), Kledi Xeka dhe Lutfi Xeka (2 djemtë e tij), të cilët u shpallën në kërkim pasi dy ditë më parë u kapën duke kultivuar drogë në një shtëpi bari.
KRUJË- Një tjetër "shtëpi bari" është zbuluar nga policia ditën e sotme në Krujë. Blutë bëjnë me dije se në banesë janë zbuluar 4 ambiente të cilat ishin përshtatur për të kultivuar drogë.
Në pranga është vënë vëllai i pronarit të shtëpisë i cili është identifikuar si H. H., dhe u kap në flagrancë nga policia, duke ruajtur ambinetet ku kultivohehsin bimët narkotike. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se H. H. ka bashkëpunuar me Qerim Xeka (babai), Kledi Xeka dhe Lutfi Xeka (2 djemtë e tij), të cilët u shpallën në kërkim pasi dy ditë më parë u kapën duke kultivuar drogë në një shtëpi bari në të njejtën zonë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vijon kontrolli i ambienteve ku dyshohet se kultivohen bimë narkotike, me anë të llambave.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vijimi”.
Zbulohen 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Vihet në pranga shtetasi që i kishte në ruajtje ambientet (vëllai i pronarit të ambienteve).
Sekuestrohen fidanë narkotikë në vazo, pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në ambiente të mbyllura, ku dyshohet se kultivohen bimë narkotike, bazuar dhe në inteligjencën operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vijimi”, në kuadër të të cilit u zbuluan 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi H. H. (vëllai i pronarit të këtyre ambienteve), pasi kishte në ruajtje ambientet ku kultivoheshin bimë narkotike.
Nga hetimet, rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, autorë të dyshuar të kultivmit të bimëve narkotike me anë të llambave, në 2 ambientet e zbuluara si rezultat i operacionit “Derveni”, të zhvilluar 2 ditë më parë, kanë përshtatur edhe këto 4 ambiente, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Vijon puna intensive për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese ZVICËR- Një dado me origjinë shqiptare ka paditur në Gjykatën e Bazelit një çift me origjinë nga ...
Droga e kapur nga shqiptaret ne Spanje SPANJË- Një organziatë kriminale shqiptare që trafikonte drogë nga Galicia drejt Madritit &...
Policia SHKODËR- Operacioni “Vespa”, ka vënë në pranga 4 persona në Shkodër. Marjan Koliqi, ...
Pamje nga aksioni i OSHEE TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar kontroll...
Produktet e bllokuara TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndëshkuar 13 subjekte në Vlorë për tregtim të ushqi...
Pamje nga shoqërimi në Komisariat VLORË- Një 19-vjeçar dhe një i mitur kanë rënë në prangat e Policis&e...
Policia Vlorë VLORË- Një 23-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi u kap n&eu...
Policia SARANDË- Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri në a...
Momenti i shoqërimit në Komisariat ELBASAN- Dy vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë së Elbasanit pasi...
Sokol Sanxhaktari dhe viktima TIRANË- Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, iu është dr...