Aktualitet

KAPEN MAT! Po trafikonin kanabis në Korfuz, arrestohen 2 persona, policia gjen 3 pako me natriban

Aldi Dedaj dhe i mituri i identifikuar me inicialet F.S u arrestuan pas kontrollit që blutë e Vlorës i bënë automjetit me të cilin ata lëviznin.

12 Nëntor 2022, 09:53 Nga A.B e.k
KAPEN MAT! Po trafikonin kanabis në Korfuz, arrestohen 2 persona, policia
Pamje nga shoqërimi në Komisariat

VLORË- Një 19-vjeçar dhe një i mitur kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës në vendin e njohur si “Ura e Kdanenë” në Vlorë nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Aldi Dedaj dhe i mituri i identifikuar me inicialet F.S u arrestuan pas kontrollit që blutë e Vlorës i bënë automjetit me të cilin ata lëviznin. Ata kishin fshehur në pjesën e pasme të makinës një sasi prej 2.7 kilogramësh kanabis të ndarë në tre pako e të mbështjellë me natriban, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se 2 shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Korfuzit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Krane", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. D., 19 vjeç dhe F. S., 16 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë. Pas lokalizimit të automjetit me drejtues shtetasin A. D. dhe pasagjer shtetasin F. S., në vendin e quajtur “Ura e Kdanenë”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe në pjesën e pasme të automjetit kanë gjetur 2. 7 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 3 pako të mbështjella me natriban, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

aldi dedaj arrestim ne sarande

Sondazh

Poll