Aktualitet

EMRI/ Me precedentë të mëparshëm kriminal, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë, lëvizte me automatik në qytet

I riu i identifikuar me inicialet R.L banues në fshatin Ramicë kishte precedentë të mëparshëm kriminal po për armëmbajtje pa leje.

12 Nëntor 2022, 09:42 Nga e.k
EMRI/ Me precedentë të mëparshëm kriminal, arrestohet
Policia Vlorë

VLORË- Një 23-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi u kap në flagrancë duke lëvizur me armë zjarri nëpër rrugët e qytetit. I riu Romario Lekaj banues në fshatin Ramicë kishte precedentë të mëparshëm kriminal po për armëmbajtje pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe arma e zjarrit automatik dhe një krehër me fishikë. Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që mbante armë zjarri me vete, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Disarmament", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Ramicë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Ky shtetas është me precedent të mëparshëm kriminal për armëmbajtje pa leje. Pas lokalizimit të 23-vjeçarit, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, falë ndërhyrjes profesionale dhe të menjëhershme nga shërbimet e Policisë, është bërë e mundur prangosja e tij. Gjatë kontrollit fizik, 23-vjeçarit iu gjetën një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll