Aktualitet

Vjedhja e energjisë elektrike, OSHEE aksion në gjithë vendin, 8 persona vihen nën hetim

Aksioni i zgjeruar i ekipeve të OSHEE u zhvillua nga zonat më të thella të Malësisë së Madhe deri në Berat. Kontrollet u bënë në kabinat elektrike dhe matësa ku dhe u kontatuan lidhjet e paligjshme.

12 Nëntor 2022, 10:13 Nga e.k
Vjedhja e energjisë elektrike, OSHEE aksion në gjithë vendin, 8
Pamje nga aksioni i OSHEE

TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar kontrolle në gjithë territorin e vendit kundër vjedhjes së energjisë. Në një postim në Facebook OSHEEE bën me dije se falë operacionit janë vënë nën hetim tetë persona nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Aksioni i zgjeruar i ekipeve të OSHEE u zhvillua nga zonat më të thella të Malësisë së Madhe deri në Berat. Kontrollet u bënë në kabinat elektrike dhe matësa ku dhe u kontatuan lidhjet e paligjshme. Nuk dihet ende nëse ky aksion i OSHEE do të shtrihet dhe në qarqe të tjera të vendit në ditët në vijim.

Vjedhja e energjisë elektrike, OSHEE aksion në gjithë vendin, 8
Foto nga aksioni i OSHEE

NJOFTIMI:

"Kontrolle NATËN për vjedhje energjie nga Malësia e Madhe në Shkodër deri në fshatrat e thella të Beratit kontrolle dhe verifikime gjatës në kabina, matësa dhe linja për objekte që abuzojnë me energjinë
8 raste procedimesh nga ekipet e OSSH në polici për vjedhje të energjisë elektrike familjarë dhe biznese për linja të dyta dhe ndërhyrje në matës", thuhet në njoftim.

oshee aksioni i oshee kunder vjedhjes se energjise

Sondazh

Poll