Sport

Cristiano Ronaldo, “i sëmur imagjinar” para Botërorit, trajneri Ten Hag e justifikon…

CR7 kryeson listën e futbollistëve që Portugalia do të marrë në Kupën e Botës në Katar, pjesëmarrje e cila do të jetë e pesta dhe ndoshta e fundit në karrierën e yllit portugez.

11 Nëntor 2022, 15:47 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo, “i sëmur imagjinar” para Botërorit,

ANGLI - Trajneri i Manchester United, Ten Hag, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Aston Villës për Kupën e Ligës (Carabao Cup), mungesën e Cristiano Ronaldos e justifikoi me një “sëmundje” të portugezit. 

Gjithsesi, trajneri holandez nuk ishte i shqetësua për këtë: “Nuk do të jetë në dispozicion”, tha trajneri para ndeshjes, që United e fitoi këtë të enjte (4-2). “Nuk e di se kur do të jetë sërish gati, por nuk jam i shqetësuar”,- tha ai. Dhe Ten Hag shkoi më tej kur e pyetën nëse kjo mungesë ishte për shkak të afërsisë me Kupën e Botës në Katar: "Asgjë nga këto, ai është i sëmurë dhe kjo është arsyeja pse nuk luan,"- deklaroi pa dhënë shpjegime të tjera.

Cristiano Ronaldo, “i sëmur imagjinar” para Botërorit,

Cristiano Ronaldo kryeson listën e futbollistëve që Portugalia do të marrë në Kupën e Botës në Katar, pjesëmarrje e cila do të jetë e pesta dhe ndoshta e fundit në karrierën e yllit portugez. Skuadra portugeze i përket Grupit H së bashku me Ganën, Uruguajin dhe Korenë e Jugut. Debutimi për Portugalinë do të jetë me afrikanët më 24 nëntor, më pas do të përballet me duelin kundër Uruguajit më 28 nëntor dhe në fund kundër Koresë së Jugut më 2 dhjetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll