Bota

Ukraina e pranon për herë të parë se ka kryer sulmin ndaj anijeve ruse në Sevastopol

Një platformë e financimit të qeverisë tha se "më 29 tetor 2022, dronët detarë goditën anijet ruse, në një operacion të kryer ekskluzivisht nga pajisje pa pilot".

11 Nëntor 2022, 20:10 Nga d.a.
Ukraina e pranon për herë të parë se ka kryer sulmin ndaj
Ukraine

UKRAINË- Ukraina ka pranuar se forcat e saj kryen sulme ndaj flotës ruse dhe portit në Sevastopol në Krime në fund të muajit të kaluar.

Një platformë e financimit të qeverisë tha se "më 29 tetor 2022, dronët detarë goditën anijet ruse, në një operacion të kryer ekskluzivisht nga pajisje pa pilot".

Platforma tha se dronët "të vegjël dhe të shpejtë" kishin dëmtuar tre anije ruse, duke përfshirë Admiral Makarov, një anije luftarake fregate që është gjithashtu flamuri i flotës ruse të Detit të Zi.

Autoritetet ruse pranuan dëmtimin e një minahedhëseje, por jo të ndonjë anijeje tjetër detare. Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur se Makarov ishte dëmtuar rëndë.

Faqja e crowdfunding tha se qëllimi i saj ishte "të mblidhte një flotë prej 100 anijesh të tilla. Ato do të mbrojnë ujërat e deteve tona, do të ndalojnë anijet ruse që transportojnë raketa të largohen nga gjiri, do të mbrojnë anijet tregtare dhe do të kryejnë misione sekrete." Ai vlerësoi koston e çdo droni detar në 250,000 dollarë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll