Bota

Roja i sigurisë i ambasadës britanike: Kam spiunuar për 8 vite te Rusia, nxora dokumentet sekrete

Prokurorët thanë se ai ishte i shtyrë nga një urrejtje e fortë për vendin e tij dhe i zemëruar.

11 Nëntor 2022, 19:06 Nga A.B
Roja i sigurisë i ambasadës britanike: Kam spiunuar për 8 vite te
David Smith

BRITANI- Një roje sigurie ka pranuar se ka spiunuar për Rusinë ndërsa punonte në Ambasadën Britanike në Berlin. Prokurorët deklaruan se David Smith, kishte dashur të lëndonte Britaninë e Madhe dhe ambasadën ku kishte punuar për tetë vjet.

Britaniku u akuzua për mbledhjen e informacionit në lidhje me ambasadën dhe nxjerrjen e dokumenteve sekrete. Smith u deklarua fajtor në Old Bailey për tetë akuza sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare. Thuhet se ai donte të jetonte në Rusi ose Ukrainë gjatë kohës që i dha inteligjencës sekrete nga maji 2020.

Prokurorët thanë se ai ishte i shtyrë nga një urrejtje e fortë për vendin e tij dhe i zemëruar nga valëvitja e flamurit Rainbow në mbështetje të komunitetit LGBT.

Ai u arrestua në gusht 2021 dhe 800 euro (700 £) para të gatshme u gjetën në shtëpinë e tij në Potsdam, Gjermani. Smith, tani pa vendbanim të caktuar, u deklarua fajtor për akuzat më 4 nëntor, por fillimisht u vendosën kufizime për raportimin.

Smith do përballet me një maksimum prej 14 vitesh burg./Burimi: BBC

david smith

Sondazh

Poll