Bota

Rusia thotë se më shumë se 30,000 trupa u tërhoqën nga rajoni i Kherson

Raporti i Interfax erdhi pasi ministria e mbrojtjes tha më herët të premten se kishte përfunduar tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Kherson, i cili ndodhet në anën perëndimore të lumit.

11 Nëntor 2022, 19:04 Nga d.a.
Rusia thotë se më shumë se 30,000 trupa u tërhoqën nga
Kherson

URKAINË- Më shumë se 30,000 ushtarakë rusë janë tërhequr përtej lumit Dnieper në bregun lindor të tij, ka cituar agjencia ruse e lajmeve Interfax të ketë thënë ministria e mbrojtjes e vendit.

Raporti i Interfax erdhi pasi ministria e mbrojtjes tha më herët të premten se kishte përfunduar tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Kherson, i cili ndodhet në anën perëndimore të lumit.

Ministria pretendoi se nuk kishte mbetur asnjë pjesë e vetme e pajisjeve ushtarake apo ushtar. Ditë më parë minsitri i mbrojtjes rus Sergei Shoigu njoftoi tërheqjen e trupave rusë nga Kherson për shkak të përfundimit të rezervave.

rusia terhiqet nga kherson lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll