Bota

ME VIDEO- Presidenti Lula shpërthen në lot ndërsa flet për urinë

Presidenti brazilian i justifikoi lotët e tij duke thënë se "nuk e kishte menduar kurrë se uria do të kthehej në vend".

11 Nëntor 2022, 19:27 Nga k.m.
ME VIDEO- Presidenti Lula shpërthen në lot ndërsa flet për
Lula

BRAZIL- Presidenti i sapozgjedhur i Brazilit Luiz Inácio "Lula" da Silva shpërtheu në lot teksa premtoi të lehtësonte problemin në rritje të urisë në Brazil gjatë një fjalimi të enjten.

“Nëse deri në momentin që unë mbaroj mandatin tim, çdo brazilian ha mëngjes, drekë dhe darkë, unë do ta kem përmbushur edhe një herë misionin tim të jetës,”- tha ai, para se të shpërthejë në lot.

Shikoni videon:

Sipas Organizatës Amerikane të Ushqimit dhe Bujqësisë, 61.3 milionë brazilianë vuajnë nga pasiguria ushqimore e moderuar ose e rëndë, që korrespondon me 28.9% të popullsisë së përgjithshme. Lula i justifikoi lotët duke thënë se “nuk e besonte kurrë se uria do të kthehej në Brazil”.

“Kur u largova nga presidenca, mendova se në 10 vjet Brazili do të ishte në të njëjtin nivel me Francën apo Anglinë, se do të kishte evoluar në aspektin e arritjeve sociale”.

Dy mandatet e para të Lulës si president, midis 2003 dhe 2010, u shënuan nga programi 'Zero Hunger', i cili bëri hapa të mëdhenj në uljen e niveleve të varfërisë ekstreme në Brazil. Por duket se goditjet e fundit të koronavirusit dhe jo vetëm, uria është bërë sërish një pikë kyçe e fushatës përpara zgjedhjeve të tetorit.

luiz inacio lula da silva lula

Sondazh

Poll