Aktualitet

‘Thika i ka prekur mushkërinë’/ Plagosja e kryebashkiakut dhe shoferit të tij, mjeku: Janë jashtë rrezikut për jetën

Sipas mjekut dy thika i kanë prekur pak mushkërinë Korreshit, ndërsa Gazmir Bullari, ka një thikë në bark duke i prekur zorrët dhe stomakun.

11 Nëntor 2022, 16:09 Nga A.B
‘Thika i ka prekur mushkërinë’/ Plagosja e kryebashkiakut
Sami Osmani

TIRANË- Mjeku kirurg i spitalit Lushnjë, Sami Osmani ka folur për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Divjakës Fredi Korreshi dhe shoferit të tij Gazmir Bullari, të cilët u plagosën me thikë nga Orges Xhelili. Sipas mjekut dy thika i kanë prekur pak mushkërinë Korreshit, ndërsa Gazmir Bullari, ka një thikë në bark duke i prekur zorrët dhe stomakun.

'Kryetari ishte plagosur me 2 thikë në toraks, ka ikur në spitalin e Traumës. Shoferi hyri në sallë, tani është jashtë rrezikut për jetën në reanimacion'- thotë mjeku.

 

Kokoneshi u godit 4 herë në shpatull, ndërsa shoferi i tij është plagosur 5 herë me thikë në bark.

Autori i plagosjes është Ergest Xhelili. Ai qenë për 4 vite punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe më pas ishte shkarkuar nga puna. Ky vendim u pasu me largimin nga puna të bashkëshortes së Xhelilit, Besa Xhelili, e cila ishte drejtoreshë e Poliklinikës së Divjakës. Tashmë Xhelili ndodhet pas hekurave. Ai qëlloi fillimisht me thikë Kokoneshin dhe më pas shoferin e tij, Gazmend Bullari që ndërhyri për t’i ndarë.

sami osmani orges xhelili gazmir bullari plagoset fredi kokoneshi

Sondazh

Poll