11 Nëntor 2022, 15:33
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimin e naftës dhe benzinës. Pas vendimit të Bordit, nafta do të tregtohet jo më shumë se 227 lekë/litri, nga 232 që ishte më parë. Ndërsa benzina do të shitet 210 lekë për litër, nga 212 që ishte më parë.
Kurse çmimi i gazit nuk ka ndryshuar, 74 lekë për litër.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 11 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 10.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 957, – 4 nga data 1.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1023, – 40 nga data 1.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje të lehtë në 118.03 ( -1.24 nga data 1.11.2022). Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur 133 lek/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
bordi i transparencës
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 15:27
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Problematikat e këtij viti akademik duket se nuk kanë të sosur. Pas bojkotit të plotë të pedago...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 15:22
a.l
foto ilustruese
VLORË- Abaz Mamo, 27 vjeç nga Vlora është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi ishte shpallur në kë...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 15:14
A.B
Majlinda Sula
TIRANË-Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, shqiptarit që spitali spanjoll i hoqi zemrën në mënyrë të...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 15:14
I.A
Albin Kurti
FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Në...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 14:47
A.B
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama i ka kushtuar një artikull buxhetit të vitit 2023, i cili u miratua ditën e djeshme në Kuvendi...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 14:22
A.B
Ilacet
SHKODËR- Një sasi e madhe e ilaçeve kontabandë është zbuluar në Shkodër. Në pranga ka përfunduar...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 14:23
a.l
foto ilustruese
KORÇË- Një 72- vjeçar është denoncuar nga nusja e tij në polici, pasi kjo e fundit ka pretenduar se ...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 14:14
a.l
foto ilustruese
POGRADEC- Dy raste të rënda të dhunës në familjes kanë ndodhur sot në qytetet Pogradec dhe Kolonjë....
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 14:04
I.A
Aksidenti
FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Mësohet se në lagjen 'Apolonia' një grua 55-vjeçare ë...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 14:01
e.k
Pamje nga droga e sekuestruar
BERAT- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni anti-drogë në njësi...