Aktualitet

Tentoi të vidhte një palë këpucë dhe fustan, arrestohet 28-vjeçarja shqiptare në një qendër tregtare në Itali

Agjentët e policisë, të mbërritur në vendngjarje, kontaktuan me përgjegjësin e sigurisë së lokalit tregtar, i cili raportoi se kishte vënë re gruan duke kaluar kasën e pagesës dhe pajisjet kundër vjedhjes, duke aktivizuar alarmin akustik, në përpjekje për tu larguar e pashqetësuar.

11 Nëntor 2022, 15:23 Nga d.a.
Tentoi të vidhte një palë këpucë dhe fustan, arrestohet
Vjedhje

ITALI- Një 28-vjeçare shqiptare ka vjedhur rroba në një dyqan në qendrën tregtare Collestrada dhe u përpoq të largohej pa paguar, por u ndalua nga një oficer sigurie dhe u raportua në polici.

Sipas mediave vendase, agjentët e policisë, të mbërritur në vendngjarje, kontaktuan me përgjegjësin e sigurisë së lokalit tregtar, i cili raportoi se kishte vënë re gruan duke kaluar kasën e pagesës dhe pajisjet kundër vjedhjes, duke aktivizuar alarmin akustik, në përpjekje për tu larguar e pashqetësuar.

Oficeri i sigurisë, i dyshimtë për këtë rrethanë, e kishte ftuar gruan të bënte një kalim të mëtejshëm në barrierën kundër vjedhjes për të verifikuar funksionimin e duhur të aparaturave.

Gruaja shqiptare, pas procedurave të identifikimit ka konfirmuar në polici atë që kishte ndodhur. Në fakt, asaj iu gjetën një palë këpucë dhe një fustan, me vlerë totale rreth 115 euro dhe u denoncua për vjedhje dhe u denoncua në Zyrën e Emigracionit të Drejtorisë së Policisë së Perugias.

policia italiane arrestohet shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll